Powered by Cabanova
Herzlich willkommen! Auf Albanischer Bund der Schriftsteller, Künstler& Kulturschaffenden in Deuschland e.V.
LSHAKSH - NË GJERMANI Lidhja e Shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptar në Gjermani
LSHAKSH në Gjermani Friedrich-Ebert-Str 136 / b 42117 Wuppertal D Anëtarët e Kryesisë së ...Lidhjes G j e r m a n i : ta shpërndajnë. Anëtarëve të Kryesisë të Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani dhe të gjithë anëtarëve të shoqatës sonë! Shumë të nderuar kolegë, me rrespekt, i çmoj lartë përpjekjet T u a j a për të mbajtur gjallë, sado pak, frymën e kulturës dhe të letrave shqipe në mërgatë! Sado që një pikë uji në detin e madh të Evropës nuk mund të themi se është hiç. Këtë e dëshmuan manifestimet letrare në Koblenc dhe në Ennepetal, si dhe konkurset letrare të Lidhjes që patën një frymë të re në nxitjen e krijimtarisë dhe të afirmimit të krijuesve shqiptarë në mërgim. E shfrytëzoj rastin që tju apeloj për një angazhim pakëz më të shtuar, dhe për kryerjen e obligimit qe e keni ndaj shoqatës sonë! E lusim të gjithë anëtarësinë që të pajtojë pagesën e anëtarësisë! Andaj presim ndihmesat tuaja! Dikush nga ju ende nuk ka dhënë asnjë cent! Ju lus që të ndihmoni të përgatitemi seriozisht! Ju uroj pushime të këndëshme! Ennepetal, 19.06.2011 Për Kryesinë: M. Ç u n i d.v. ____________________ Gjirologaria e shoqatës është: Albanische Bund der Schriftsteller, Künstler und Kulturschaffende in Deutschland (ASKKD) Commerzbank Koblenz IBAN: DE29570400440200406700 BIC: COBADEFFXXX LIDHJA E SHKRIMTARËVE ARTISTËVE DHE KRIJUESVE SHQIPTAR NË GJERMANI Hagener Str. 138 / b 58256 E n n e p e t a l Rreth Takimit ne Ennepetal Kliko ketu: http://www.facebook.com/profile.php?id=546432040#!/photo.php?fbid=10150207413792041&set=o.309876451974&type=1&pid=7453980&id=546432040 Ftesë për pjesëmarrje në manifestimin kulturor tradicional kushtuar figurës poliedrike të kulturës shqiptare- Azem S h k r e l i t Me gjithë zemër ju ftojmë të merrni pjesë në manifestimin kulturor kushtuar figurës poliedrike të kulturës shqiptare, Azem S h k r e l i t ; me çrast do të bëhet : 1.Referim kushtuar jetës e krijimtarisë shumëdimensionale të Azem Shkrelit 2.Recital me vargje të zgjedhura nga krijimtaria e Azem S h k r e l i t, nga nxënësit e shkollës shqipe në Wuppertal 3.Recitime të autorëve të LSHAKSH , kushtuar krijuesit të madh 4.Shpallja e rezultatit të konkursit letrar të LSHAKSH në Gjermani për veprën më të mirë të vitit 2010 dhe ndarja e “Çmimi letrar për mërgatën shqiptare, Azem S h k r e l i” Ndërsa këto pika të programit do ti begatojnë me këngët e tyre të zgjedhura: tenori i njohur Shkodran T o l a j , rapsodi i njohur Agim G a s h i dhe këngëtari i njohur Driton S. Gashi Pas pauzës njëorëshe relaksuese dhe të bisedave të lira të mysafirëve: 5.Program kulturor dhe artistik i lirë me këngëtarët e lartpërmendur 6.Recital i fëmijëve nga Wyrcburgu , pastaj prezantimi i fëmijëve të familjes Berisha nga Hajdelbergu, etj. 7.Takim me krijuesit e shoqatës sonë Respekt i madh për familjen e ngushtë Shkreli që marrin pjesë dhe janë donatorë të këtij manifestimi të rëndësishëm të mërgatës shqiptare në Gjermani! Manifestimi mbahet më 05 qershor 2011 në “Haus Ennepetal” Gasstraße -10 58256 - E n n e p e t a l Manifestimi fillon në orën 12.00, Ju lutemi ta respektoni! Pjesëmarrja juaj do të na nderon ! Ennepetal, 29.05.2011 Për LSHAKSH në Gjermani. Pal S o k o l i ----------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Xhirologaria e shoqatës: Alb.B.Schriftst.Künstl.& Kulturschaffenden e.V. Knr: 7001704 Blz : 45 45 10 60 - SpK. Enn. Breckerfeld - Ennepetal Ndihma Juaj, sado e vogël, është shumë e nevojshme për aktivitetet e shoqatës sonë! Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani L A J M Ë R I M dhe F T E S Ë P R O M O V I M L I B R A S H d h e K U V E N D I I LSHAKSH n ë E N N E P E T A L t ë N. R. W E S T F A L I S Ë Në bazë të Statutit të LSHAKSH në Gjermani është koha e mbajtjes së Kuvendit zgjedhor; andaj i ftojmë të gjithë anëtarët e rregullt të Lidhjes që të marrin pjesë! Dita e mbajtjes së takimit është më 13 shkurt 2011, dhe fillon në orën 11.00. Rendi i ditës: 1. Promovimi i librave të reja.11.15 deri 12.45 2. Kuvendi zgjedhor . fillon në orën 13.00 1. Raporti i punës. 15 minuta 2. Raporti financiar.. 10 minuta 3. Diskutimet . . 45 minuta 4. Zgjedhjet60 minuta 5. Propozimet,arsyetimet, votimet -- / -- Adresa: “Haus Ennepetal” - Gasstraße nr.10 Telefonat : 02333 833 562 58256 - Ennepetal ( afër Hagenit ) n.tel: 0176 3732 7428 Ennepetal 09 janar 2011 Për Kryesinë e LSHAKSH Martin Ç u n i d.v. ******** LSHAKSH NË GJERMANI K O N K U R S L E T R A R P Ë R Ç M I M I N „A z e m S h k r e l i“ ... Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani në bazë të vendimit të anëtarësisë së gjerë në Manifestimin artistik kushtuar poetit tonë të madh, Azem Shkrelit, në vitin e kalur, vendosë që të shpallë k o n k u r s l e t r a r e a t i s t i k për krijimet më të mira në prozë dhe poezi të autorëve që jetojnë dhe punojnë në mërgatën tonë. Nga juria profesionale do të ndahen tre shpërblime për tri veprat më të mira që janë botuar në vitin 2010. Pra, të drejtë pjesëmarrjeje kanë autoret që jetojnë jashtë trojeve tona etnike; ndërsa veprat duhet të jenë të botuara.Pra librat për konkurim duhet të jenë të botuara vitin 2010,dhe çdo konkurues duhet të dërgoi nga tri kopje. Autorët, veprat e tyre duhet ti dërgojnë në adresën: LSHAKSH në Gjermani Hagener Str. 138 / b 58256 E n n e p e t a l D e u t s c h l a n d Data e fundit e dërgimit të veprave është: 20 mars 2011. FTESË PER MANIFESTIMIN E 100 VJETORIT TE NËNËS TEREZE L S H A K S H Alb.B.der Schriftsteller, Künstler & Kulturschaffenden i n D e u t s c h l a n d e.V. Hagener Str. 138 / b 58256 E n n e p e t a l Ftesë për pjesëmarrje në manifestimin kushtuar - 100 vjetorit të Lindjes së Nënë Terezës Shumë i / e nderuar . ! Ju ftojmë të merrni pjesë në manifestimin kulturor kushtuar 100 vjetorit të lindjes së humanistets shqiptare dhe botërore, Nënë Terezës me çrast do të bëhet : 1. Akademi kushtura jetës e punës humanitare të Nënë Terezës 2. Program kulturor dhe artistik kushtuar humanistes së madhe shqiptare 3. Kolazh muzikor e valltar shqiptar 4.Ekspozitë e piktorëve mërgimtarë Nënë Terezës dhe Popullit Shqiptar / me këtë rast do të shpërblehen tre punimet me të mira / Manifestimi mbahet më 21 nëntor 2010 në “Haus Ennepetal” Gasstraße -10 58256 - E n n e p e t a l Manifestimi fillon në orën 13.00 dhe me pauza përfundon në orën 18.00. Pjesëmarrja juaj do të na nderon ! Përshëndetje! Ennepetal, 17.10.10 Për LSHAKSH Martin Ç u n i d.v E- “martincuni@hotmail.de” Xhirologaria e shoqatës: Alb.B.Schriftst.Künstl.& Kulturschaffenden e.V. Knr: 7001704 Blz : 45 45 10 60 - SpK. Enn. Breckerfeld - Ennepetal KRIJUESIT E ARTITI DHE LETERSISE SHQIPTARE NE GJERMANI GJITHENJE MA AFER PUBLIKUT Krijuesit shqiptar në Gjermani po e ngisin gjithnjë imazhin e vet drejt nje strategjie te mirëfillt ne fushën e kulturës dhe të artit me një krijimtari tërheqëse për lexuesit shqiptar dhe të atij gjermane! Lidhja e Shkimtarëve dhe Artistëve Shqiptar në Gjermani është vazhdimisht në rrjedha te një ser aktivitetesh që nga krijimi i sajë para dy vitesh.Lidhja e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani shpesh herë gjatë kësaje periudhe ka dalë para publikut me promovime librash,takime letrare,manifestime kulturore ,perkujtime dëshmorësh manifestime të datave me karakter kombëtar e të tjera.Aktiviteti i tyre sikur ka marre një frymë tradicionale të zhvillimit të kultivimit të krijimtarisë së tyre në mërgim.Një takim i radhës u mbajt edhe me datën 2 Maj në qytetin Koblenz të Gjermanisë ,një orë letrare në kuadrin e se cilës u bë edhe promovimi i librit ma te ri”Prekja e endrrës” e poetit Hasan Qyqalla.Vëllezërit Gjoni themelues te shoqatës “Stublla” të emerrtuar me toponomin e fshatit te tyre nga Stublla e Kosovës ishin edhe vitin e kaluar nikoqirët e orës letrare po me të njëjten datë ,në bashkeorganizim me Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve shqiptar në Gjermani dhanë kontribute edhe kësaj here për ta bërë realitet moton, takime letrare tradicionale në Koblenz të Gjermanisë. Ishte ora 18 e ditës së shtunde ku qindra artdashës kishin udhëtuar me qindra kilometra por pati pjesmarrës edhe nga Kosova dhe nga shtetet tjera të Europës, ku shqiptarët janë të përqendruar si emigrant. Fillimisht programi filloj me intonimin e himnit kombëtar te të dy shteteve , atij te Kosovës dhe te Shqipërisë rrespektivisht himnin kombëtar. Programin e hapi zonja Alma Papamihali antare e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar në Gjermani me ç`rast shpalosi dhe prezentoj renditjen e programit,ku ndër te tjera përshendeti pavaresinë e Kosoves ,pranimin e Shqiperisë në Nato dhe dorzimin e aplikimit te hyrjes së Shqiperisë në Bashkesinë Europiane. Nga zonja Papamihali u propozua të mbahet një minutë heshtje për ti nderuar të gjithë dëshmorët e kombit dhe pastaj skenen i la arsimtarit dhe nje aktivisti të dalluar, zotit Sejdi Gashit i cili u prezentua me një skenar filmik të ngjarjeve kombëtare që nga shpallja e pavarësisë së Shqiperisë dhe ndarja e sajë nga sundimi turk,ishte e prezentuar edhe lufta e dytë botërore dhe sakrificat shqiptare të asajë periudhe,me pas nga fotografi dhe mbishkrime të këtyre periudhave, ishin edhe nghjarjet e vitit 1981 që ishin ngjarëjet ma te organizuara kombetare për ti fut shqiptarët e Kosovës drejt aspiratave përfundimtare për t`u çliruar nga okupatori serbo-sllav.Ato ngjarëje janë dhe do te mbesin tek populli shqiptare ndër ma te lavdishmet sepse u bënë zëdhënëse dhe flamurtare për ti përmiresuar gabimet e historisë së luftës së dytë botrore, qe padretësishe Kosova mbeti nën sundimin e Jugosllavise artificiale me ç`rast themelet e ish Jugosllavise u rrënuan po nga këto ngjarëje. Skenari i filmit la mbresa perkujtuese me dëshmi të theksuara deri të ngjarëjet e fundit të shpalljen e pavaresise së Kosovës . Pastaj fjalën e mori z. Naser Halili i cili i përshëndeti të pranishmit në emër të Lidhjes se Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar në Gjermani si sekretar i kësaj shoqate dhe përgezoj promovimin e librit të ri nga poeti Hasan Qyqalla.Ma vone fjalën përshendetëse e morën edhe përfaqesuesit e partisë demokratike z.Sadri Lata dhe antari i lidhjes demokratike z.Ejup Shala. Zoti Nikolle Gjoni kryetar i shoqatës “Stublla “ i përgëzoj të pranishmit e orës letrare dhe mysafiërt duke i ftuar dhe për takime të tjera me karakter kulturor. Pas fjaës përshëndetëse të lartpermendurve , tubimi kaloj në fazën e promovimit te librit. Mbi vlerat e këtij libri foli poeti Dibran Demaku ku theksoj se është një libër i vlerave të larta te të shprehurit e vargjeve me tematike dhe figuracione me njjë koloritet të gjithëmbarëshem, duke u prekur ndjenjat e autorit ndaj atëdheut dhe nda aspiratave tona kombetare .Edhe vet autori bëri recitimin e dy poezive të shkëputura nga libri “Prekja e ëndrës” poezinë e parë me titull njohja me “Elin nga Çamëria” dhe poezinë e fundit të librit me titull” Prekja e ëndrrës”ku u emëtua edhe titulli i librit ma të ri i poetit Hasan Qyqallës,pas botimit të dy librave të ma herëshme me poezi,me titull “Dua të vdes shqip”botuar ne 2004 dhe “Robi i lirisë” botuar në vitiv 2007. Në vazhdim të programit u shpall edhe konkursi letrar që do të prezetohen para publikut me vargjet e veta poetët pjesëmarrës në sallë. Para se te fillonte prezentimi i poetëve z.Papamihali ftoj ne skenë antarët e jurisë për vlerësimin dhe ndarjen e çmimeve ,poetin Sarë Gjergji antar i Lidhjes së Shkrimtarë të Kosovës dhe mysafir nga Kosova i ardhur enkas për këtë takim ,Asllan Dibranin anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve shqiptar në Gjermani dhe piktor nga Shtutgardi ,si dhe Sadri Lata përfaqesues i PDK ne Gjermani. Konkurimi i i pjesmarrësve ishte me sa vijon:Kastriot Ferizi u prezentua me poezitë “Lulja e bozhurit”dhe e “E ndaluara”,Dibran Demaku me poezitë “Kosova po del ne vete” dhe poezinë kushtuar” Jasharëve për rezistencën heroike ndaj atëdheut” .Sadik Krasniqi me poezinë “Unazë dheu”Alma Papamihali u prezentua me poezitë “Kur martohesh me poet”dhe “Gjuhë shqipe kamë në vete”,Pal sokoli “Amanet Drinit” u prezentua edhe Sevëme Preteni e cila interpretoj dy poezi të veta për pavaresinë e Kosovës etj.Mbresa të veçanta la të publiku edhe prezenca e një poetje gjermane Heike Schölman që jetonte në rrethin e Hanoverit dhe kishte udhëtuar mbi 300 kilometra për t`ju bashkuar këtij takimi letrar e cila interpretoj poezitë e saja ne gjuhën gjermane. Pasi përfundoj konkurimi i pjesmarrësve për poezitë ma të mira, jurisë i mbeti që ti ndajë çmimet e ma të mirëve dhe sipas vleresimit te jurisë çmimi i pare i takoj poetes Alma Papamihalit, çmimi i dytë ju nda Sevëme Pretenit dhe çmimi i tret poetit Pal Sokolit.Ndërsa me çmimin e publikut u shpërblyen, poetja gjermane Heike Schölman dhe Kastriot Ferizi.Në fund anëtari i jurisë Asllan Dibrani i përshendeti të pranishmit dhe bërë një analizë letrare të këtyre poezive të pjesmarrësve të interpretuara para publikut,duke theksuar se vërtet e kishim vështire ti ndajmë shpërblimet por i ndamë ashtu sipas vlersimit tonë dhe iu uroj suksese në të ardhëmen, sepse vargjët dhe krijimtaria e mergimtarëve tanë do të jetë një pjesë ekulturës artit dhe historisë që po e lëmë pas vetes për brezat e ma vonshëm. Reportazh i shkruar me daten 07.05,2009 në Shtuttgard nga Asllan Dibrani INFORMIM NGA LSHAKSH-NE GJERMANI (28:07:08) Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani Të nderuar krijues Të nderuar bashkëpunëtorë Me respekt, po ju informojmë për disa zhvillime dhe aktivitete, në fundin e vitit të kaluar dhe në pjesën e parë të vitit 2008, nga LSHAK Shqiptare në Gjermani. -Në qytetin e Essenit u bë takimi i krijuesve dhe studentëve krijues shqiptar në Gjermani. Organizimi u bë nga kryetari i grupit organizues: Liman Zogaj dhe studentët shqiptar të Universiteteve të Essenit dhe Bochumit. Morën pjesë një varg autorësh; mes të cilëve: Dibran Demaku, Martin Çuni, Alma Papamihali, Pal Sokoli, Liman Zogaj, Hasan Qyqalla, Shaban Cakolli, Kolë Daka etj. Me prezantimet e veta u paraqiten edhe studentet shqiptar të universiteteve të përmendura. -Në përkujtimin e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, në Heilbron,morën pjesë A. Sh. Berisha, Muharrem Blakaj nga Zvicra, P. Sokoli, H. Qyqalla, valltarët e Rugovës Q. dhe A. Shkreli. Organizimin e bëri Can Tahiri. Me këtë rast u prezantua edhe ekspozita e luftës e M. Çuni - Antonit. -Me rastin e shpalljes së pavarësisë të Republikës së Kosovës u bënë kolazhe programesh kulturore, në të cilat morën pjesë edhe anëtarë të Lidhjes sonë. -Në Esseen në dy raste u prezantua ekspozita e fotografive të luftës së UÇK-së, e autorit M. Çuni Antoni. Interpretimin e një pjese të “Lahutës së malësisë” e bëri Musë Mulolli. -Ekspozita “ Epopeja e lavdisë”, për disa ditë, ishte e ekspozuar edhe në Dortmund.. - Kolazhe programi kulturor u bënë në disa qytete. Në to morën pjesë anëtarë të Lidhjes sonë. -Në Offenbach afër Frankfurt m. u prezantuan disa autorë dhe u shfaq ekspozita e U Ç K së. -Në Heidelberg, qytet i vjetër universitar, në një tryezë të organizuar nga shoqata shqiptaro gjermane “Iliria”, kushtuar martirizimit të vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, u prezantuan autorët: A.Sh. Berisha. H. Qyqalla, P. Sokoli, M. Çuni Antoni, S. Preteni dhe intelektual anëtarë të shoqatës së përmendur. Aty u bë edhe prezantimi i ekspozitës së luftës së fundit në Kosovë. -Në “Karvanin e pavarësisë” të organizuar nga LA e Kombit Shqiptar dhe Asllan Dibrani, Qerim Shkreli, Can Tahiri, morën pjesë edhe A. Sh. Berisha, Dibran Demaku, Hasan Qyqalla etj. -Në Koblenc u organizua një orë e madhe letrare, në të cilën morën pjesë krijues shqiptar nga disa qytete dhe Lande të Gjermanisë. Temë qendrore e këtij manifestimi kulturor ishte promovimi i tre librave të rinj të autorëve: Dibran Demaku, Alma Papamihali dhe Hasan Qyqalla. Në dy anë të sallës ishin të ekspozuara pikturat e Asllan Dibranit dhe fotografitë e M. Çunit. Në fund pati edhe prezantim të folklorit të Rugovës. Përgatitja dhe realizimi i këtij manifestimi u bë nga LSHAK Shqiptar në Gjermani dhe nga Shoqata “Stublla” e Koblencit. Këtu nuk kemi paraqitur edhe pjesëmarrjen individuale të anëtarëve te LSHAKSH-nëpër aktivitete të ndryshme kulturore nëpër qytete të ndryshme të Gjermanisë dhe me gjerë. LSHAKSH në Gjermani ka promovuar me dhjeta Libra te autorëve-anëtar të saj, ekspozitë pikturash dhe fotografish etj. -Këtë pranverë përfundoi përgatitja e numrit të parë të revistës e cila po pret qe të botohet,posa ti mbledhim mjetet. -Një lajm i pritur dhe i dëshirueshëm, LSHAK Shqiptar në Gjermani është regjistruar në organet e gjyqësisë së vendit. Për shkaqe parimore deri tash nuk kemi bërë pagesën e anëtarësisë, sepse nuk kemi pasur xhirollogari të hapur. Me këtë shkresë po e bashkëngjisim edhe informacionin për pagesën e anëtarësisë sipas Statutit. -Nderimet me të thella dhe përshëndetje! Të nderuar bashkëpunëtorë, anëtarë të rregullt, donatorë dhe simpatizues mbështetës të Lidhjes sonë, adresa ku mund të bëni pagesën tuaj të anëtarësisë si dhe dhënien e kontributeve tuaja të çmueshme për zhvillimin e aktivitetit të mëtejmë, është kjo: Alb. Bund der Schriftsteler, Künstler & Kulturschaffenden in Deutschland e.V. Sparkasse Ennepetal Breckerfeld / E n n e p e t a l Konto Nr. : 0007001704 Bankleitzahl: 454 510 60 Kryetar: -29 qershor 2008 Martin Ç u n i A n t o n i -Ennepetal Për : sekretari, Z. Naser H a l i l i d.v. ------------- PAL SOKOLI ROBI I LIRISË.. NËN TINGUJT E NATËS.. GJETI.. RRUGËN E LIRISË.. DERI TË GJEOGRAFIA.. E PLOTË Dibran Demaku ”Gjeografia e klasës sime”, Alma Papamihali ”Nën Tingujt e Natës” dhe Hasan Qyqalla “Robi i Lirisë” u promovuan në Koblenz-Rauental-Gjermani Në kuadrin e aktiviteteve kulturore, për nder të pavarësisë së Kosovës dhe në saj të zhvillimeve më të reja, nga kultura dhe letërsia shqiptare në Gjermani, me organizimin e Lidhjes së Shkrimtareve, artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani(LSHAKSH) dhe të Sh.I.H.K " Stublla " ( Shoqata Integruese Humanitare dhe Kulturore Stublla ), me 26.04.08, në Koblenz-Rauental në rrugë St.Elisabeth str.8 ,duke filluar nga ora 12,00, u mbajt Orë e madhe Letrare, ku dashamirësit e artit dhe të letërsisë, patën rastin të përcjellin një festë kulturore. Salla e dekoruar më flamujt tanë kombëtare dhe shtetërorë dhe me pikturat me tematikë lirike dhe kombëtare të piktorit dhe aktivistit Asllan Dibrani në njërën anë, si dhe të foto-ekspozitës me titull “Rruga e lirisë” të shkrimtarit dhe luftëtarit, qe është edhe kryetari i LSHAKSH-në Gjermani, zotit Martin Çuni, kryesisht me temë nga lufta e fundit në Kosovë, në anën tjetër, ishte krijuar atmosferë e dëshirueshme për promovimin e librave të rinj nga poetet tanë. Në praninë e qindra dashamirësve të fjalës se shkruar, tubimin e hapi Muhamet Nikçi, i cili pasi përshëndeti të pranishmit, i dha fjalën z. Martin Çuni i cili përshëndeti të pranishmit në emër të LSHAKSH-në Gjermani dhe ju uroj suksese poetëve qe promovonin librat e tyre me Kosovë të Lirë, dhe i falenderoi edhe Sh.I.H.K " Stublla ", të cilët po luajne një rol të rëndësishëm, në integrimin ndërshqiptar dhe me institucionet gjermane. Pastaj z. Nikollë Gjoni, në emër të SHIHK ”Stublla”, uroi qe të ketë gjithmonë promovime të tilla, dhe se shoqata e tyre është e gatshme të bashkëpunoje dhe te ndihmoje gjithnjë promovime të tilla. Përballë publikut në Tryezen e nderit ishin autorët e mbrëmjes, z. Dibran Demaku, zj. Alma Papamihali dhe z. Hasan Qyqalla. Për librin me poezi për fëmijë “Gjeografia e klasës sime” të z. Demaku, foli Hasan Qyqalla. Z. Qyqalla, recitoi disa poezi dhe i komentoi vlerat artistike dhe stilin e profiluar tanimë të poetit Demaku në ketë libër poetik, i cili është aq i nevojshëm për gjeneratat e reja, qe po rriten në mërgatën shqiptare këtu në Gjermani. Për Librin poetik të Alma Papamihalit “Nën Tingujt e Natës”, foli z. Pal Sokoli. Pal Sokoli foli për rëndësinë e këtij vëllimi poetik (prej 100 poezish), për letërsinë tonë shqiptare dhe freskinë qe i solli Alma me stilin e saj të veçantë, plot mesazh dhe qe mbërthen tema të larmishme nga gjeni ynë dhe fati i tij, nga jeta jonë në atdhe, në mërgim dhe fundi i kësaj buqete poetike, lirika e saj për dashurinë.”Alma komunikon me realitetin dhe urren rastësinë, determinizmin, përgjumjen, kacavjerrjet. Ajo është për atë, qe të merren përgjegjësi për ta lëvizur jetën përpara”. Duke përjetuar peshën e mërgimit, Alma i kushton disa poezi mërgatës,”Për mërgimtarët të gjitha stinët janë dimër, por Alma në këtë libër poetik, zbulon një stinë të re, stinën e Dashurisë. Ajo e ngroh dhe e përcjell kudo qe shkon. Ajo është dashuria ndaj Atdheut dhe njerëzve te saj”, tha P. Sokoli duke i dëshiruar zj. Alma Papamihali, suksese të reja ne krijimtari. Pastaj i erdhi radha, përmbledhjes poetike te H.Qyqallës, “Robi i Lirisë”, për të cilin foli gjithashtu krijuesi P. Sokoli. Librin e dytë të z. Qyqalla, Pali e quajti më tepër se përmallim poetik, ndersa në librin”Dua të vdes shqip” z. Qyqalla, kishte përmallim poetik. Tani ky përmallim ka shkuar më larg, poeti është bërë më i ndjeshëm. Tanimë metafora “Loti”apo realiteti Loti, fuqizohet në poetiken poetit dhe e gjën atë në mes dy thikash-Rob i lirisë. Poeti komunikon me figurat më të ndritshme të kombit për fatin e vet, fatin e Kosovës dhe veten e sheh të strukur në perëndim, me lot në sy. Lotët e poetit rrjedhin nga dy syte, njeri i pikon në Atdhe e tjetri në mërgim, por qe të dy rrjedhin për të njëjtin qellim”, tha ndër të tjera P. Sokoli. Publiku priti me vëmendje të veçantë këta libra të rinj te krijuesve tanë. Pastaj pati edhe diskutime tjera rreth këtyre librave, recitime nga këto përmbledhje nga vet autorët, qe u mirëpriten nga publiku i pranishëm artdashës. Të pranishmit, në emër te “Unionit artistik shqiptar” i përshëndeti Can Tahiri, pastaj Qerim Shkreli në emër te Forumit shqiptarë për kulturë dhe sport në gjermani”Arbëria” nga Pforzhaeim, të cilët ju dhuruan disa aktivistëve mirënjohje e sidomos bashkëudhëtarve të Karvanit të pavarësisë. Asllan Dibrani ju dhuroi disa aktivistëve dhe krijuesve imazhe të kopjuara nga figurat tona kombëtare të pikturuara nga dora e tij. Poezi me pasion lexuan edhe poetet dhe krijuesit e pranishëm si Sadik Krasniqi, Sevëme Preteni, Avni Alia dhe befasi më sublime e kësaj mbrëmje poetike Valon Shkreli (i biri i poetit tonë të madh, tanimë të ndjerë Azem Shkrelit), i cili emocionoi të pranishmit me poezinë “Katër këshilla vetës” nga Azem Shkreli. Të pranishëm ishin edhe dr. Gjemal Mustafa, Shani Veseli. Ish futbollisti i Prishtinës Ramadan Mehana, poeti Rifat Binaku, Muhamed Sejdiui etj. Me një valle artistike, të cilën me mjeshtri e udhëhoqi Qerim Shkreli, u mbyll kjo mbrëmje e bukur kulturore. Po shihet se kohët e fundit, po rritët dukshëm interesimi për takime të tilla. Pjesa tjetër kaloi në takime dhe njohje të reja të krijuesve ndërmjet njëri tjetrit, rreth djaloshëve të Stubllës qe na pritnin e përcillnin me admirim, dhënie autogramesh dhe shpërndarje librash te autoreve te pranishëm. U shpreh dëshira, qe takime të tilla me krijuesit tanë, të organizohen sa më shpesh. URIM NGA LSHAKSH-GJERMANI PËR TË GJITHË SHQIPTARET KUDO QE GJINDEN: URIME DHE E GËZOFSHI PËR JETË PAVARËSINË E REPUBLIKËS SE KOSOVËS I LEHTË QOFTË DHEU I KOSOVËS PER TE GJITHË ATA QE U FLIJUAN PËR LIRINË E SAJ. Tubim kulturorë për nderim të ditës se Flamurit 28 Nëntorit dhe të një vjetorit të formimit të Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë në Gjermani Në sallën e Gemeindehaus të Essen-Werde, organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar në Gjermani dhe Unioni i studentëve të Universitetit të Bochumit dhe Duisburgut u mbajt një tubim i larmishëm kulturor qe përkushtohej dy jubileve të rëndësishme;28 Nëntorit dhe njëvjetorit të formimit të LSHSH në Gjermani. Tubimin e hapi poeti dhe aktori Liman Zogaj i cili duke ju uruar të pranishmëve këto dy jubile recitoj poezinë “28 Nëntori”,pastaj i dha fjalën kryetarit të LSHSH në Gjermani z. Martin Çuni. Martini ju uroj të pranishmëve festat dhe foli për rëndësinë e dyfishtë të organizimeve të tilla kulturore, rendësi kanë kur prezantojmë kulturën tonë rrethit ku jetojmë, dhe kultivojmë vlerat e saj te gjeneratat e reja qe po rritën këtu”. Z. Martin Çuni foli edhe për aktivitet e gjertanishme të LSHSH në Gjermani dhe tha “Lidhjes së shkrimtarëve shqiptarë në Gjermani po i shtohen për ditë e më tepër anëtar të rinj, bilës edhe të tillë qe kanë lindur këtu dhe shkruajnë dhe krijojnë në gjuhen e nënës në gjuhën e ëmbël shqipe,kjo ka rëndësi të madhe për Lidhjen tonë”,pastaj Martini theksoj se ne shqiptarët kemi edhe armiq, armiku ynë me i madh është harresa,prandaj mos ta harrojmë Flamurin,mos ta harrojmë fjalën tonë shqipe. Do të kremtojmë ditën e Flamurit kudo qe jemi,edhe do të u thurim vargje edhe do ju këndojmë këngë, kudo që jemi. Fjalën e mori poetja Alma Papamihali nga Tirana (anëtare më e re e Lidhjes) e cila foli për historikun e 28 Nëntorit qe nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu,Ismail Qemali e deri te ditëlindja e trimit Adem Jashari. Alma recitoj edhe vargje nga poezitë e Naim Frashërit qe publiku i shpërbleu me duartrokitje frenetike. Sipas një regjie u fikën dritat dhe me ngadalë u hapë perdja, në skenë i ulur këmbëkryq recituesi Musa Mulolli pas një qetësie të shkurtër filloj të recitoj me mjeshtri vargjet nga “Një gjam dëshpërimi” e Gjergj Fishtës. Grupi i valltarëve “Kosova” nga Esseni në koreografinë e arsimtares së muzikës nga Shqipëria z. Lënditë Lulaj e”okupuan” çdo centimetër të sallës duke hedhur valle të përcjellë më muzikën e bukur popullore shqiptare. Pastaj e mori fjalën Teutë Foniqi në emër të unionit të studentëve shqiptarë nga Duisburgu -Bochumi i përshëndeti të pranishmit dhe foli shkurtimisht për historikun e Flamurit tonë kombëtar dhe rëndësinë e bashkimit rreth tij. Pastaj studentja Hyre Sutaj kishte përgatitur se bashku me një grup studentesh këngën “Për Mëmëdheun” ashtu pa muzikë,i dha një imtonim vërtetë origjinal. Në pyetjen e udhëheqësit të këtij tubimi Liman Zogaj se kur kishte ardhur në Gjermani Hyra ju përgjigj”Kam lindur këtu në Gjermani” dhe këndonte aq bukur këngë për Mëmëdheun. Me recitime nga raportuari i krijimeve të tij poetike lexoj Shaban Cakolli. Pastaj na doli befasia tjetër me një këngëtare të re Rinesa Jashari e cila pa i mbushur ënde të shtatat vërtetë mori duartrokitje të pandërprera dhe me meritë. Aktori dhe krijuesi Naser Halili recitoj vargje nga “28 Nëntor 1913” te patër Gjergj Fishtës,recitime vërtetë sublime për spektatorin. Me poezi kushtuar disa dëshmorëve të luftës se fundit “Për Lirinë” u prezantua poeti Martin Çuni. Ndërsa poeti Dibran Demaku me poezinë “Ani legjendë ani” prezantimi i tyre poetik vërtetë u mishëruan me fatin e shqiptarëve nëpër histori. Hasan Qyqalla recitoj poezitë “Kosovë fjala ime e fundit” dhe “Kalemi flet shqip” Dëshmoj se poeti përditë po përsosë veprimtarin e tij poetike me krijime të reja. Befasia e mirë e kësaj mbrëmje poetike ishte edhe poetja Alma Papamihali e cila posa ka botuar përmbledhjen poetike “Nën Tingujt e natës”,prej nga Alma recitoj poezitë “Emigranti” dhe “Tirana ime”. Alma u mirëprit nga të pranishmit dhe stili i saj alegorik në poezi zgjoj ndjenjat e mërgimtarëve të pranishëm. Pal Sokoli pasi uroj për festen e Flamurit dhe njëvjetorin e Lidhjes,uroj qe edhe Prishtina të bëhet sa më shpejt qytet i Flamurit dhe kështu Kosova e pavarur të bëhet edhe një mozaik i bashkimit kombëtar,pastaj recitoj nga “Kambanë e pëlcitur dhembja” poemën “Ne dhe liria” dhe Liman Zogaj recitoj “Kosovë nuk ta mora diellin” nga përmbledhja poetike e tij. Te gjithë poetet në fund të takimit ju dhuruan nga dhjetë exemplarë te librave të tyre Unionit të Studentëve dhe u zotuan qe të zgjerojnë bashkëpunimin edhe për takime të tjera. Takimi u mbyllë me një këngë nga Rinesa Jashari dhe të lidhur se bashku në valle qe sinjalizoj përfundimin e një mbrëmje vërtetë kulturore. Poeti Liman Zogaj i cili është përgjegjës për organizime kulturore pranë Lidhjes së shkrimtarëve shqiptar në Gjermani e shpalli të përfunduar këtë mbrëmje të larmishme kulturore. Essen-Werden 02.12.07
- Homepage
- LSHAKSH-ne Gjermani-Bordi
- Lajme rreth Lidhjes
- Poezi nga Lidhja
- Gedichte von Pal Sokoli
- Lidhje-Vegza
- Kontakti dhe letra nga miqët
- Anëtarsohu ne LSHAKSH-ne Gj
- Antarët e Lidhjes
- Anëtar nderi
- Kush paguan dhe kush jo
Banner DE